Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.
Ndër të tjera, FFK njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me përzgjedhësen e Kosovës te vajzat, Afërdita Fazliun.
Përveç Fazliut, edhe gjithë shtabit teknik të Kosovës A te vajzat i është ndërprerë bashkëpunimi.
“KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares“A” të femrave, U21, U19 , U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave. Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi”, thuhej në njoftim