FFK: Nëse MKRS i bllokon klubet me licencim, do t’i drejtohemi UEFA-s

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon luftën me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht Komisionin për Licencim, pasi ky i fundit duket se po përdorë standare të dyfishta kur është më pyetje futbolli, shkruan Demokracia.com.

FFK-ja ka kohë që ka nisur procesin e licencimit por që kjo punë po zvarritet shumë. Komisioni vazhdimisht e ka fajsuarë Federatën për mosplotësim të dokumentacionit, por që në fund po del që FFK-ja i ka në rregull të gjitha dokumentet por janë klubet që një pjesë e tyre nuk po mund t’i plotësojë ato.

Kohëve të fundit është parë në media që tek Federata e Pingpongut dhe ajo e Hendbollit, Komisioni ka bërë disa lëshime duke i licencuar ani pse 50+1 përqind e klubeve të tyre nuk i kishin plotësuar gjitha dokumentet. Gjithsesi, ky veprim i Komisionit është për t’u përshendetur pasi ai është për ta ndihmuar sportin e jo bllokuar, por jo edhe në rastin e futbollit pasi Komisioni po këmbëngul ta respektojë rregulloren në përpikëri.

Kjo ka bërë që FFK të reagojë dhe ta përmend gjyqin dhe UEFA-në nëse MKRS nuk reflekton.

“Në mbledhjen e fundit u theksua edhe njëherë gatishmëria e FFK-së që t’i ndihmojë të gjitha klubet në kompletimin e dokumentacionit të kërkuar nga Komisioni i MKRS-së dhe/ose t’i adresojë këto çështje pranë UEFA-s dhe organeve gjyqësore nëse është e nevojshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të ngjashme