Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, me rastin e përurimit të stadiumit “Fadil Vokrri” dhe në prag të ndeshjes së Superkupës Drita-Prishtina.
Presidenti i Federatës, Agim Ademi, tha se kjo ndeshje është inagurim i stadiumit, por edhe testimi i fundit nga UEFA.
” Te hënën stadiumi do t’i pret ekipet e superkupës, ekipet fituese të kupës me kampionët e Kosovës, Drita dhe Prishtina, dhe kjo ndeshje do të bëhet me inaugurimin apo hapjen e stadiumit që e ka marrë emrin “Fadil Vokrri “, por dhe testimi i fundit nga UEFA”.
Ademi foli edhe për sigurinë, të cilën do ta ofrojë Polica e Kosovës, por, gjithashtu, i ftoi të gjithë tifozët për korrektësi.
“Masat e sigurisë do ta bëjë Policia e Kosovë, por edhe dhe shikuesit duhet ta dinë se në cilin stadium po vijnë dhe i ftojë shikuesit apo tifozët që këtë herë të jenë sa me korrekt”
Ademi tha se, para ndeshjes, stadiumi do të testohet dhe pastaj jepet certifikata nëse ai është në rregull. Ai, po ashtu, shtoi se komuna dhe federata kanë marrë masa për mirëmbajtjen e stadiumit.
“Fillimisht, stadiumi do të testohet se nëse stadiumi është në rregull dhe jepet certifikata tek kryetari Shpend Ahmeti, i cili ka marr masa dhe ka bërë një ekip për mirëmbajtje dhe organizim për stadium, po ashtu edhe ne kemi marr masa, kemi porositur mjete shtesë nga UEFA për mirëmbajtje dhe do ta bëjmë që stadiumi “ Fadil Vokrri” të jetë impiant që i plotëson të gjitha kushtet”, tha Ademit.
Sekretari Gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu, tha se vështirësitë nuk kanë munguar për të punuar në këtë çështje.
“Kemi pasur vështirësi është dashur të punojmë të gjithë së bashku, për të punuar për shumë pika dhe para disa jave është bërë një Task Forcë e Federatës së Futbollit të Kosovës, e udhëhequr nga Diturie Hoxha”.
“Kjo ndeshje ka karakter testues si ndeshja e fundit testuese ku zyrtare te UEFA-s japin dritën jeshile. Duhet te sillemi si ndeshje ndërkombëtare, ekipet të vijnë me autobus, çështja e marketingut, po ashtu edhe mediat e kanë vendin e duhur, shikuesit do të ndahen në pjesën veriore dhe jugore”, tha Salihu.
Salihu pohoi se organizimi i ndeshjes do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, kurse hyrjet e daljet do të kontrollohen nga policia.
“Organizimi i ndeshjes të bëhet sikur të ishte ndeshje ndërkombëtare dhe zyrtarët e UEFA-s, njëri do të arrijë nesër, tjetri të shtunën dhe i gjithë procesi i ardhjes në stadium do të bëhet me përcjelle të policisë dhe kontrollomi i hyrjeve daljeve do te behet nga policia “, tha Salihu
Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që gjatë kësaj ndeshje që të mos përdoren mjete piroteknike dhe flakadanë, raporton Ekonomia Online.