FIBA ka vendosur sot për ndeshjet kualifikuese të Kupave Kontinentale, të parapara të zhvillohen në nëntor të këtij viti dhe në shkurt të vitit 2021, e ku merr pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Duke e pasur parasysh shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit në vend të parë, dhe pas një rekomandimi nga Komisioni Mjekësor dhe Komisioni i Garave, Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s ka vendosur që të gjitha ndeshjet e të dy dritareve duhet të zhvillohen në një “kompleks”, ku do të izolohen në një vend nga pjesa tjetër e popullsisë, në vend të vendas/mysafirë, me marrëveshjen e autoriteteve të shëndetit publik pritës dhe në përputhje me protokollet shëndetësore të FIBA (përfshirë testimin e PCR dhe hyrjen e kontrolluar në një mjedis të sigurt në qytetin pritës);
Çdo “kompleks” do të përbëhet nga 4 ose 8 ekipe (një ose dy grupe kualifikimi), tregon Federata e Basketbollit të Kosovës.
Pritësit do të vendosen në nivelin rajonal dhe do të shpallen në kohën e duhur.
FIBA do të vazhdojë të monitorojë situatën COVID-19 në baza ditore dhe të komunikojë azhurnime të mëtejshme në lidhje me Garat e FIBA-s kur është e nevojshme.
Në Raundin e Parë të para-kualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023.
Kosova është në Grupin B, së bashku me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun.
Dardanët në dy ndeshje kanë shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun në shtëpi, derisa në nëntor të këtij viti ishin planifikuar dy ndeshjet në udhëtim ndaj Sllovakisë dhe Islandës, kurse në shkurt të vitit të ardhshëm, dy përballjet e fundit në Prishtinë, kundër Sllovakisë dhe Luksemburgut.