FIFA dhe FIFpro – unioni botëror i futbollistëve – e kanë themeluar një fond global për t’i përkrahur futbollistët që s’marrin paga nga klubet e tyre.
Fondi i FIFA-s për futbollistë (FIFA FFP) do të ofrojë përkrahje financiare për lojtarët të cilët nuk janë paguar nga klubet e tyre dhe as nuk do të paguhen në të ardhmen e afërt.
Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, i ka ndarë 15 milionë euro për këtë fond deri në vitin 2020, ndërsa ajo shumë do të shpërndahet vit për vit për të gjithë ata që kanë nevojë.
Në një deklaratë të përbashkët të FIFA-s dhe FIFpro, të lëshuar në faqen zyrtare, thuhet: “Përderisa këto grante nuk do ta mbulojnë shumën e plotë të pagave që klubet ua kanë borxh lojtarëve, ky fund do ta ofrojë një lloj sigurie financiare për ata që kanë nevojë”.
“Ne jemi këtu edhe për t’iu qëndruar afër atyre që kanë nevojë për neve, veçanërisht brenda komunitetit të futbollit. Kjo nis me lojtarët, të cilët janë figurat kryesore në sportit tonë”.
Në vitin 2019, FIFA e përditësoi kodin disiplinor për t’i përmirësuar kornizat ligjore lidhur me pagesat që nuk iu bëhen lojtarëve kur klubet e tyre janë në vështirësi. Tani, nëse klubi s’e paguan sipas kontratës për dy muaj një lojtar, atëherë ai lojtar ka të drejtë ta shkëpusë kontratën.
Fondi i ri i FIFA-s dhe FIFpro do të lansohet më 1 korrik të këtij viti.