Federata e Futbollit të Danimarkës është gjobitur me mbi 17 mijë euro dhe i është dhënë një paralajmërim për problemet e shkaktuara nga tifozët dhe për shfaqje të një pano seksiste gjatë ndeshjes së Kupës së Botës.
Lajmi është konfirmuar nga FIFA të dielën. FIFA në deklaratë ka thënë se tifozët danezë kanë hedhur gjësende në drejtim të tifozëve të Australisë në barazimin 1:1 mes dy përfaqësueseve në Samara të enjten, transmeton “Koha Ditore”.
Po ashtu, është shtuar se Danimarka nuk ka respektuar protokollet para ndeshjes me Australinë. Ndërkohë Federata e Futbollit të Polonisë është gjobitur me 8.500 euro për pano fyese të tifozëve gjatë humbjes 2:1 të pësuar nga Senegali të martën.