Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se një delegacion i FIFA-s do ta vizitojë Kosovën.
“Delegacioni i FIFA-s që do të qëndrojë në Kosovë për disa ditë, do të takohet me shumë faktorë dhe partnerë të FFK-së për të bashkëbiseduar për rrjedhat dhe zhvillimet në futbollit të Kosovës. Në këtë drejtim nesër më 2 nëntor do të ketë një takim me mediat, si faktorë shumë i rëndësishëm për futbollin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së, pa sqarime tjera.