Shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.
Pas ndeshjeve të muajit shtator, FIFA ka publikuar listën dhe renditjen e re të shteteve, pas rezutlateve të grumbulluara në takimet e fundit, raporton GazetaBlic.
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshje në këtë muaj, ku ka fituar ndaj Çekisë (2-1) dhe ka humbur ndaj Anglisë (5-3).
Falë këtyre rezultateve, Kosova ka shënuar ngritje për një pozitë.
Tashmë nga pozita e 120’të – Kosova do të renditet në pozicionin e 119’të.