Fifi: Muzika ime sado e shpifur të jetë buron prej shpirtit tim

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Është njëra prej artisteve shqiptare, e cila shquhet për vokalin e saj dhe tashmë ka arritur të bëj për vete një publik të tërë.

Fjala është për Filloreta Raçin – Fifi, ku deri më tani ka sjellë një sërë projektesh të suksesshme dhe ka punuar për artistë të shumtë të estradës.

Pavarësisht kësaj, ajo përmes postimeve të fundit ka vendosur t’u përgjigjet fansave për kritikat që merr rreth muzikës, derisa flet edhe për këngëtarët e tjerë dhe vështirësitë që ka hasur gjatë jetës.

Fifi/Instagram

“Nganjëherë vjen një moment në jetë që thua ah sikur, por mandej ndalesh dhe mendon pse duhet të jetë sikur? Mandej kur e kupton që vjen një kohë që duhet të luftosh për të mbijetuar, vetëm merr frymë thellë dhe shfaqesh para pasqyrës. E pastaj i thua vetes, nuk ke nevojë me të dashtë e me të pranu të gjithë ashtu siç je, as për atë që ti jep, bën apo servon. Muzika ime sado e shpifur të jetë buron prej shpirtit tim”.

“Nuk ka muzikë të keqe, muzika është relative, sikur pizza dikush e dëshiron me djathë e dikush mozzarella. Çfarëdo që e bëj unë apo artist tjetër është e realizuar me shpirt. Sikur çdo kush në jetë edhe unë e di sa vlejë, e sa vlejnë veprat e mia. Mos e shkelni asnjë artist. Për me arrit sot ku jam, e me i realizu këto këngë të dështuara unë kam derdhur djersë bashkë me njerëzit bashkë me njerëzit që janë marrë me ato vepra”, ka shkruar mes të tjerash artistja Raçi.

Të ngjashme