Fifi është njëra nga këngëtaret shqiptare që në secilën paraqitje të saj përçon energji pozitive tek fansat.
Që nga paraqitja e saj, ajo ka sfiduar veten në zhanre të ndryshme muzikore, e të cilat janë pritur mjaft mirë.
Pas disa projekteve të njëpasnjëshme, Filloreta Raçi ka vendosur që të sjell versionin ‘remix’ të këngës “Marova”.
Kjo këngë në platformën YouTube ka arritur miliona klikime, pasi me të edhe mori vendin e dytë në festivalin e Këngës Magjike.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjetit social Instagram, teksa ka theksuar se një gjë të tillë e ka mundësuar DJ Sixtynine.
Ndërkaq, “A po vjen” vazhdon të mbetet hiti i saj i fundit, që ka arritur të dëgjohet në masë të madhe.