Fifi ka konfirmuar lidhjen e saj.
Këngëtarja e dashur e publikut Filloreta Raçi apo ndryshe e njohur si Fifi më në fund ka zyrtarizuar lidhjen me anë të një videos ku u shfaq duke u puthur me të dashurin e saj.
Ndonëse fansat ishin kureshtar prej kohësh të dinin për jetën private të këngëtares të cilën e mbante të mbyllur hermetikisht i dashuri i saj u bë shpejt i ditur, e madje ai nuk është figurë e panjohur për publikun.
Ai është Adis Patushi apo ndryshe ish- bashkëshorti i modeles shqiptare Adrola Dushit.
Pas reagimit të djeshëm të modeles e cila pëlqeu videon ku dyshja shkëmbenin puthjen edhe Fifi sot i ka pëlqyer Adrolës foton e postuar me djalin e saj Troin.
Kujtojmë se martesa e Adrolës dhe Adisit ka përfunduar në vitin 2017 duke bërë bujë të madhe mediatike.
Përndryshe Fifi kohët e fundit është shndërruar në personazhin më të komentuar në mediat rozë edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në formatin e Big Brother Vip.