FIFPro: Futbollistet do të goditen rëndë nga kriza e Coronavirusit

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Shumë futbolliste janë në rrezik që të humbasin të ardhurat për shkak të pandemisë së koronavirusit, është thënë në një raport nga Unioni Botëror i Futbollistëve (FIFPro), transmeton Reuters.

Në raport është thënë se duhen masa të veçanta për të ndihmuar futbollin e femrave gjatë kësaj krize, ku është ndaluar bota e sportit dhe ka ndikuar në shtyrjen e ngjarjeve më të mëdha përfshirë edhe Lojërat Olimpike në Tokio. Përndryshe, është thënë, se rrezikohet ekzistenca e futbollit të femrave.

FIFPro ka thënë se futbolli i femrave është i ekspozuar ndaj krizës më tepër veçanërisht për shkak të ligave profesioniste jo aq të zhvilluara, pagave të ulëta, mundësive të vogla, marrëveshjeve të pabarabarta sponsorizuese e po ashtu investimeve më të vogla nga korporatat.

“Mungesa e kontratave të shkruara, kontrata afatshkurtër punësimi, mungesa e sigurimit shëndetësor dhe mbulimit medial dhe mungesa e mbrojtjes bazë të punëtorit, lë futbollistet në rrezik të madh për të humbur të ardhurat”, është shkruar në raport të FIFPro.

Shumë futbolliste ishte në vështirësi edhe para krizës. Me kohëzgjatje mesatare të kontratave prej 12 muajve, shumë femra nuk do të jenë të mbrojtura nga humbja e pagës nëse garat anulohen, është thënë në raport.

Të ngjashme