Legjenda e futbollit portugez Luis Figo e ka quajtur iniciativën e themelimit të Superligës Evropiane si një lëvizje “lakmitare dhe katastrofale” për futbollin.
Bota e futbollit ka reaguar pasi 12 klube – përfshirë Juventusi, Milani dhe Interi – kanë vendosur të shkëputen dhe të themelojnë Superligën Evropiane.
Figo ka thënë se klubet themeluese të kësaj gare janë “lakmitare” dhe ka parashikuar katastrofë për komunitetin e gjerë të futbollit.
“Kjo e ashtuquajtur Superligë është çdo gjë pos Superit. Kjo lëvizje lakmitare dhe e pashpirt mund të shkaktojë katastrofë për futbollin në nivelin bazë, për futbollin e grave dhe komunitetin e gjerë të futbollit. Vetëm për t’i shërbyer interesave të pronarëve, të cilët kanë ndaluar së interesuari për tifozët e tyre shumë kohë më parë dhe janë mospërfillës ndaj meritave sportive. Tragjike”, ka shkruar Figo në T]itter.