Nën Patronatin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa pritet të mbahet Ceremonia e varrimit e ish kryeministrit Rexhepi, në Shipol të Mitrovicës.
Në këtë ceremoni varrimi kanë filluar të vijnë fytyra të njohura të politikës për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish kryeministrit Rexhepi, raporton Arbresh.info.
Bashkë me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin në detyrë Isa Mustafa, në varrim janë parë edhe Arsim Bajrami, Avdulla Hoti, Enver Hoxhaj, Ali Ahmeti, Hajredin Kuqi, Agim Bahtiri e të tjerë.