Fiket zjarri që shpërtheu në ndërtesën shumëkatëshe në Prishtinë, një zjarrfikës lëndohet në dorë

Prishtinë | 20 Shk 2024 | 12:30 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas tri orë intervenimi, është arritur që të shuhet zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Fatmirësisht ndërtesa nuk ka qenë e banueshme dhe vetëm një zjarrfikës është lënduar lehtë në dorë, raporton Ekonomia Online.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, tha se reagimi i tyre ka qenë i shpejtë dhe se fatmirësisht ndërtesa nuk ka qenë e banueshme. Në të kundërtën, tha se do ta kishin të vështirë.

“Në ora 9:35 jemi njoftuar për një zjarr. Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe arritja ka qenë në kohë. Është parë që zjarri nuk është lokal. Intervenimi ka qenë i shpejtë. Puna edhe vullneti që e kanë treguar sot zjarrfikësit kanë arritur që të shuhet ky zjarr”.

Ai tha se zjarrfikësi është lënduar lehtë. “Është gërvishtje në dorë, nuk është për t’u shqetësuar”.

“Nuk ka ndonjë të dhënë sa u përket dëmeve materiale, janë të tjerët që bëjnë vlerësimin. Po të ishte e banueshme do të ishte më vështirë për të parandaluar zjarrin”, tha Gashi.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tha se nuk ka pasur lëndime në njerëz përpos njërit nga pjesëtarët e Brigadës së Zjarrfikësve.

“Do të fillojnë hetimet për këtë rast, të gjitha ekipet janë mobilizuar është duke u bërë verifikimi i çdo kati që të parandalohet. Jo nuk ka dëme njerëzore, është lënduar lehtë një zjarrfikës”, tha Fushtica.

Të ngjashme