Fikrim Damka, kryetar i ri i Partisë Demokratike Turke të Kosovës

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kosovës me origjinë turke Fikrim Damka nëpërmjet votimit të zhvilluar në Asamblenë e 8-të të përgjithshme u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), raporton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë e përgjithshme e cila u zhvillua në Prizren morën pjesë ambasadori turk në Prishtinë, Çağrı Sakar, kryekonsulli turk në Prizren, Serdar Özaydın, kryetari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Turke (TDP) në Maqedoninë e Veriut, Beycan Ilyas, deputeti i TDP-së, Yusuf Hasani, ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yağcılar, ministri për Zhvillimin Rajonal, Rasim Demiri, delegatë, përfaqësues të partisë brenda dhe jashtë vendit si dhe përfaqësues të OJQ-ve.

Nga 72 delegatë në Asamblenë e përgjithshme votuan 66 prej tyre. Damka i cili mori pjesë në zgjedhje si kandidat i vetëm u zgjodh kryetar i ri i KDTP-së me shumicë votash ku 49 delegatë votuan “pro”, 10 “kundër” ndërsa 7 abstenuan.

Në një fjalim të mbajtur Damka tha se objektivi i tyre është që ashtu sikurse ka qenë më parë ta sjellin në ditët e fuqishme dhe të mira Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) e cila është çatia e vetme politike e turqve të Kosovës.

“Me nënstrukturat që do të formohen nën çatinë e partisë synojmë të arrijmë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë tek çdo qytetar dhe shtëpi. Kryesisht për të forcuar marrëdhëniet tona me Turqinë, në mesin e punimeve kemi planifikuar që edhe në periudhën e re të formojmë përfaqësi të partisë në qytetet ku jetojnë qytetarët tanë kryesisht në Ankara dhe Stamboll”, tha Damka.

Ish-kryetari i përgjithshëm i KDTP-së, Mahir Yağcılar në fjalimin e tij lamtumirës gjatë dorëzimit të detyrës që ka ushtruar për rreth 20 vite ka dhënë informacione lidhur me sukseset dhe mangësitë e vërejtura gjatë detyrës së tij si kryetar partie.

Yağcılar duke theksuar konfliktet e brendshme të përjetuara kohët e fundit në parti, tha se punimet individuale kanë kryesuar më shumë se punimet shoqërore, gjë për të cilën është e nevojshme që kjo situatë të kapërcehet.

Ambasadori turk në Prishtinë, Sakar tha se turqit e Kosovës janë një urë mes Turqisë dhe Kosovës. “Dëshira jonë parësore është që bashkatdhetarët tanë të jenë aktivë dhe të kryesojnë në të gjitha fushat. Në këtë mënyrë do të rriten më shumë kontributet që do të siguroni edhe për komunitetin tuaj edhe për strukturën multikulturore dhe multietnike të Kosovës. Dhe po ashtu do të lehtësohet edhe më shumë që të rrisim në nivelet e larta që dëshirojmë marrëdhëniet tona vëllazërore mes Turqisë dhe Kosovës”, tha ai.

Kryetari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Turke (TDP) në Maqedoninë e Veriut, Beycan Ilyas shprehu kënaqësinë që sheh se procesi i ndryshimit që ka filluar në partitë politike turke në Ballkan është realizuar në një mënyrë demokratike edhe në Kosovë.

Të ngjashme