Filarmonia e Kosovës hap sezonin e ri me koncert solemn

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Filarmonia e Kosovës do të hapë sezonin 2025/2026 me një koncert solemn, të organizuar në shenjë të 25-vjetorit të themelimit.

Koncerti do të mbahet të premten, më 26 shtator 2025, prej orës 19:30 në Atelien e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Orkestra dhe Kori i Filharmonisë, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, do të sjellin një program me dy vepra nga kompozitori kosovar Mendi Mengjiqi: “Symphonic Pain” dhe oratoriumi “Homagium Matri Teresiae”.

Koncerti do të dirigjohet nga polaku Wojciech Czepiel, me një kast solistësh të jashtëzakonshëm nga Kosova dhe Polonia: Adelina Paloja, soprano; Ewa Menaszek, mezzosoprano; Piotr Kalina, tenor; Grzegorz Szostak, bas.

Dyert hapen në orën 18:45.

Të ngjashme