Dy vepra të njohura nga literatura botërore – njërën prej së cilës orkestra e kishte interpretuar para katër vjetësh për të parën herë – dhe një e kompozuar prej një muzikanti kosovar, do të interpretohen në koncertin e radhës të Filarmonisë së Kosovës.
Dirigjenti Gregory Charette dhe violinisti shqiptar me nam botëror, Rudens Turku, janë protagonistët e koncertit që vjen si bashkëpunim me festivalin ndërkombëtar të muzikës kamertale, “KamerFest”. “Uverturë shqiptare” e kompozitorit kosovar Hajrullah Syla do të testohet sonte (e martë) në hapësira të Pallatit të Rinisë. Pjesë e programit është edhe suita simfonike “Sheherzade”, op.35 e Nikolai Rimsky-Korsakov dhe “Koncert për violinë dhe orkestër nr.1 në g-mol, op.26” e kompozuar nga Max Brunch. Për interpretimin e kësaj të fundit, barrën më të madhe e ka solisti i lindur në Tiranë që ka bërë karrierë nëpër botë.
Violinisti shqiptar ka thënë se në Prishtinë ka gjetur dashurinë e mirësinë e njerëzve që ka takuar.