Gjiganti francez, Paris Saint Germain është vënë në kërkim të një mbrojtësi anësor.
Është anëtari i Atletico Madrid që ka rënë në radarin e parisienëve. Mediat spanjolle kanë raportuar se braziliani ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën franceze dhe po pritet vetëm zyrtarizimi mes skuadrave.
Skuadra spanjolle ka kërkuar rreth 12-15 milionë euro për ta liruar lojtarin.
Në rast të ndonjë dështimi të dakordimit, PSG si alternativë B po vëzhgon mbrojtësin e majtë të Augsburg, Philip Maxx.
Filipe Luis është paraqitur në total në 213 ndeshje me skuadrën nga Madridi dhe ka shënuar shtatë gola.