PSG-ja s’lejon largimin e Icardit

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi do të mbetet te Paris Saint-Germain, pavarësisht spekulimeve rreth së ardhmes së tij.

Sipas mediave franceze drejtuesit e klubit i kanë bërë me dije lojtarit se është pjesë e rëndësishme e klubit.

Sulmuesi argjentinas është lidhur me një rikthim në Serie A, me Juventusin që ka shprehur interesim të vazhdueshëm për të.

27-vjeçari ka kontratë me francezët deri në vitin 2024.

Ai këtë sezon në pesë ndeshje të luajtura ka shënuar dy gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme