Wanda: Është shumë e lehtë ta menaxhosh Icardin

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Wanda Nara thotë se është shumë e lehtë të menaxhohet një futbollist si Mauro Icardi dhe e ka lartësuar Paris Saint-Germainin për blerjen e argjentinasit në kohë pandemie.

Ish-kapiteni i Interit u bë lojtar i PSG-së zyrtarisht gjatë këtij muaji, pasi e kaloi sezonin 2019/20 si lojtar i huazuar në kryeqytetin francez.

Nara, e cila është bashkëshortja dhe menaxherja e Icardit, theksoi se sulmuesi argjentinas dhe vetë ajo ia kishin dhënë fjalën PSG-së se do të qëndronin edhe pas periudhës së huazimit.

“Ne ia patëm dhënë fjalën PSG-së dhe klubi e dinte se ne do të qëndronim. Merita e PSG-së ishte ta kompletonte operacionin midis pandemisë”, tha Nara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme