Edhe në këto vite në Kosovë ka vazhduar procesi i mbylljes dhe hapjes së bizneseve të reja në Kosovë. Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimeve të Bizneseve, Gazmend Mejzini, thotë se regjistrimi i biznesit në Kosovë është shumë e thjesht.
“Koha është shumë e shkurtër për të regjistruar një biznes, ka transparencë të madhe. ARBK-ja ka një qendër të regjistrimit të biznesit. Kemi edhe 28 qendra Onestop shop në të cilin ofrohet shërbime në komunat e Kosovës. Në ofrojmë shërbimet e njëjta si në Prishtinë në qendër, po ashtu edhe nëpër komunat e Kosovës”, i tha ai televizionin publik.
Mejzini vlerësoi se nëse krahasohet koha që është dashur për ta regjistruar një biznes ka një ndryshim shumë të madh.
“Me parë është dashur kohë që të fillohet një biznes. Më parë është dashur 57 ditë për të filluar një biznes në Kosovës, tani duhen vetëm dy ditë”, tha Mejzini.
Ai tha se nëse ndonjëri dëshiron të regjistrojë biznes duhet të shikohet tregu dh nevojat që janë në ekonominë tonë. Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimeve të Bizneseve, Gazmend Mejzini, sqaroi se ka filluar edhe shërbimi, sipas të cilit bizneset mund të regjistrohen online. Është edhe manuali për përdoruesit ku vendosin ata që duan të regjistrohen online. Çdo gjë bëhet në mënyrë elektronike, tha ai.