Kryetari i partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veseli ka thënë se do t’i ndihmojnë të rinjtë në aftësimin e tyre profesional që të jenë të aftë në tregun e punës, t’i përgatisin për sfidat e konkurrencës globale. Ndërsa në botë tha se do të orientohemi me pjesën e produktet vendëse.
Këto komente Veseli i ka bërë gjatë takimit me qytetarët e Prishtinës, duke prezantuar konceptin e Fillimit të Ri, raporton Ekonomia Online.
Veseli në prani të qytetarëve të Prishtinës, tha se nga mandati i ardhshëm qeverisës do të krijojnë perspektivë të mirë për të rinjtë tanë, që të mos kenë arsye emigrojnë e të kërkojnë lëmosh jashtë vendit të tyre.
Veç tjerash i pari i PDK-së, shtoi se koncepti i ‘’Fillimit të Ri’’ nuk mund të jetësohet pa fuqizimin e gruas në angazhime e veprimtari për punë.
“Ky vend duhet të ketë zhvillim më të fuqishëm ekonomik. E këtij vendi do t’ja sjellim atë pas 11 qershorit me fitoren nga qytetarët tanë. Kur donë ky popull s’mund ta pengoj askush. E dini me çfarë agresori jemi përball. E kemi gjunjëzu e kemi thy e kemi bo llam me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Nuk duhet të kemi asnjë konfuzion. Kemi identitet të qartë kombtarë si shqiptar do ta lartësojmë flamurin kombëtar po ashtu dhe atë shtetëror sepse e kemi obligim”.
“Kemi 90 për qind import, këtë duhet ta ndalojmë. Politikat tona ekonomike do të jenë për sektorin e prodhimtarisë, për zëvendësimin e importit, do ti heqim të gjitha barrierat. Ky është koncepti i Fillimit të Ri”.
“Nuk mund të ecim përpara pa përfshirjen e grave në procese zhvillimore. Pas 12 qershorit specialistët e specializantët nuk do të sorollaten nëpër rrugë, asnjë doktor nuk do të mbetet pa punë pas kryerjes së fakultetit”, tha Veseli.
”Këtë do ta bëjmë bashkë me ”Fillimin e Ri”. Do t’i lehtësojmë bizniset, t’i largojmë të gjitha taksat e prodhimit. Do të dyfishohet buxheti i bujqësisë në Kosovë. Do të vazhdojmë edhe më fuqishëm me dyfishimin e buxhetit për fermerët tanë. Do t’i ndihmojmë të rinjt në hapësirën profesionale të integrohen në tregun e punës”.
”Do të krijojmë vende pune në sektorin e prodhimtarisë. Do të pesëfishojmë eksportin e Kosovës dhe do të balancojmë importet me eksporte. Të njëjtën kohë do të dyfishojmë krijimin e vendeve të punës në sektorin e prodhimtarisë. Ato biznese që krijojnë të mira material për qytetarët tanë do të jenë të ndihmuara në çdo aspect sepse ky është orientimi ynë”.
”Koncepti i ”Fillimit të Ri” nuk realizohet pa fuqizimin e gruas. Kosova nuk mund të ecë përpara nëse gratë i mbajmë në shtëpi. Sdo të ketë asnjë doktor që kryen fakultetin e mjekësisë e sdo të mund të punojë në Kosovë”,tha ai.
Ai ka thënë se së bashku me Ramush Haradinajn kryeministër janë bërë bashkë për qytetarët e vendit dhe se dita e fitores do të jetë e madhe për Kosovën.