Shtrohet pyetja: – do të apo kur do të filloi zbatimi i Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për Vitin Fiskal 2026, që ka mos përputhje me Strategjinë Nacionale 2026?
Intervenimi ushtarak i SHBA-së në Venecuela pa dyshim se është segement strategjik i Doktrinës “Western Hemisphere” (Hemisfera Perëndimore) Monroe-Trump, e që synon të realizoi mbikqyrjen e të dy amerikave. Me këtë synohet që të pamundësohet, e nëse jo, të minimizohet ndikimi kinez, gjegjësisht ai rus në fqinjësinë e SHBA-së, ashtu që brigjet e oqeaneve, Paqësor, Atlantik por edhe detërat veriorë dhe ata jugorë të kenë mbikqyrje strategjike të dy amerikave.
Pa dyshim se administrata Trump po fillon me hapa konkret realizimin e Strategjisë Kombëtare 2026, duke e bërë të ditur se aty ku preket kufiri i interesit kombëtarë të SHBA-së nuk do të tolerohet prezenca e interesave divergjente strategjike. MAGA dhe Strategjia Nacionale 2026 e SHBA-së është duke u përpjekur të vendosë vijat e kuqe për krijimin e realiteteve të Rendit të Ri Botërorë.
Në rastin konkret, ish presidenti Maduro duke bashkëpunuar me Kinën dhe Rusinë ka prekur thellë interesin kombëtarë strategjik të SHBA.
Qëndrimi i presidentit Trump shkon edhe më tutje. Ai paralajmëron qeverisjen e Venecuelës deri në vendosjen e pushtetit legal dhe legjitimi përmes votës së lirë, të cilën Maduro nuk e kishte respektuar pas zgjedhjeve presidenciale të qerahorit 2024. Një lloj protektorati, edhepse mediat prestigjioze si Foreign (autori Phil Gunson) Affairs parapajmërojnë skenare jo afirmative. Ai tërheq vërejtjen se vetëm një tranzicion gradual, jo ndërrim me forcë i regjimit mund të restauroi demokracinë në Venecuela. Shembuj të shumt të krijimit të kushteve për vendosjen e demokracisë janë të shumt, duke filluar nga Timori Lindor, Kosova, Iraku, Avganistani etj, edhepse rasti prej rastit dallojnë si për nga sfondi historik, ashtu edhe për nga aspekti politik, i së drejtës ndërkombëtare, e deri tek ai strategjik.
E tash, cila është pozita e Kosovës në konstelacione të reja ndërkombëtare.
E pamë se pas këtij aksioni ushtarak të SHBA-së në Venecuela, Presidenti i Serbisë Vuçiq thirri Këshillin Nacional të Sigurisë për të shqyrtuar pozitën e Serbisë, duke u shprehur se ai nuk do të jap ndonjë qëndrim në lidhje me këtë ngjarje.
Shtete e BE-së janë të ndara në qëndrimet zyrtare. Franca është prononcuar qartë në përkrahje të ndërhyrjes së SHBA-së, vendet tjera janë më të përmbajtura duke e vënë në dukje të drejtën ndërkombëtare, para legjitimitetit për ndërhyrje, e deri tek Sllovakia e cila nuk heziton ta konsideroj ndërhyrjen si ndërhyrje në të drejtçn ndërkombëtare, duke e krahasuar me ndërhyrjen e NATOs në Kosovë dhe të Rusisë në Ukrainë.
Reagimi i presidentes Osmani-Sadriu në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Venecuela, ashtu siç bëri Shqipëria dhe Mali i Zi, e që vendet tjera të rajonit hezituan të thonë diç më shumë se Brukseli zyrtar, apo në kundërshti me qëndrimin zyrtar të Moskës dhe Pekinit, flet për latencën apo paqartësinë strategjike të vendeve të rajonit (Ballkani Perëndimorë 6).
Duhet vënë theksin tek 2 tema të Politikës së Jashtme të Kosovës, e që në vete ngërthejnë sub-tema.
1. Përgjatë periudhës 2020 – 2025, Politika e Jashtme e Kosovës ka ndjekir një trajektore që nuk ishte konform asaj të BE-së por edhe të SHBA-së. Lojërat e vogla të qeveris Kurti 2, por me dëme të mëdha sollën ndëshkime si nga Brukseli (sanksionet të cilat u hoqën pjesërisht me lëshimin e mbi 36 mion eurosh) dhe nga SHBA me pezullimin e dialogut strategjik, mos anëtarësim në Këshillin e Evropës, negocim dhe pranim i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit (2023) me ndëmjetësim të Lajçakut, e që është autonomi e centralizuar për komunat me shumicë serbe.
2. Prurja e njohjeve të reja pa dyshim vie si rezultat i nevojës strategjike të vendeve mike të forcojnë Kosovën në harten politike të rajonit të Ballkanit. Mendoj se ndërhyrja ushtarake në Venecuela si prelud për një realitet të ri gjeopolitik në Amerikën Latine dhe në Karaibe, nuk do të pasqyrohet në pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Andaj nuk do të duhej të shpejtojm me planifikime të pa menduara mirë për njohje në atë hemisferë, meqenëse interesimi për Kosovën pa ndonjë përfitim konkret që mund të ofroj ndonjë vend mik, është minimal, për të mos thënë inegzistent.
3. Pse nuk karahasohet intervenimi i NATOs për çlirimin e Kosovës me ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Venecuela? Kjo nuk do të duhej të jetë as pyetje retorike që nxit çfarëdo dyshimi qoftë edhe të natyrës akademike! Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish Jugosllavinë nuk e definon si jo legjitime madje as të jo legale ndërhyrjen ushtarake të NATOs. Gjatë punës së tij, Komiteti i Revidimit nuk ka trajtuar në detaje çështjen e ligjshmërisë themelore të përdorimit të forcës nga anëtarët e NATO-s kundër RFJ-së pasi nëse një aktivitet i tillë ishte i paligjshëm, ai mund të përbënte një krim kundër paqes dhe me këtë rast ICTY (Gjykata Nërkombëtare për ish Jugosllavinë) ka konsiseruar se nuk ka juridiksion mbi këtë vepër. (Shih, paragrafet 30 – 34). Në paragrafin 91 të Raportit Final drejtuar Prokurorit nga Komiteti i krijuar për Rishikimin e Fushatës së bombardimeve të NATO-s Kundër Republikës Federale të Jugosllavisë vie në përfundim mbi bazën e informacionit të disponueshëm, komiteti rekomandon që OTP (Office of the Prosecutor – Zyra e Prokurorit) të mos fillojë asnjë hetim në lidhje me fushatën e bombardimeve të NATO-s ose incidentet e ndodhura gjatë fushatës. Shprehja “ilegale por legjitime” e përdorur për të përshkruar ndërhyrjen humanitare të NATOs të vitit 1999 në Kosovë është përdorur nga studiues, analistë dhe komentatorë të ndryshëm, por është veçanërisht e lidhur me reflektimet e juristit britanik Richard Falk dhe ekspertëve të tjerë të së drejtës ndërkombëtare. Falk dhe të tjerët argumentuan se, megjithëse ndërhyrja u zhvillua pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ishte moralisht dhe politikisht e justifikuar të parandaloheshin mizoritë humanitare dhe gjenocidi.
Kosovës si pjesë e një rajoni “ undone/
të pa-përfunduar” (pa intgrin të plotë në BE dhe pa anëtarësim të plotë në NATO, në të cilin për 25 vite ka dominuar politika e stabilokracisë, e që në esencë ka lënë qështje të hapura si në mes shteteve, ashtu dhe brenda vet shteteve, do ti duhet të tregoj parashikueshmëri, bashkëpunim, koordinim dhe të kalibroj trajektoren e saj strategjike, meqë në pesë vitet e kaluara dukej se ka ndryshuar kahjen dhe drejtimin.