Filloi punëtoria “StartUP”, e organizuar nga qendra Colibri

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 09:52 | Nga

Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, filloi punimet punëtoria treditore “StartUP”, që po organizohet nga qendra “Colibri”, në kuadër të Javës së Inovacionit Social.

Në këtë punëtori po marrin pjesë gjashtë grupe studentësh, të cilët po punojnë në zhvillimin e ideve të tyre inovative e me karakter social, të mentoruar nga stafi i UBT-së.

Punëtoria do të zgjasë tri ditë dhe në fund do të bëhet prezantimi i të gjitha projekteve, teksa disa nga to edhe do të financohen për zhvillim të mëtejshëm.

Projektet që do të financohen, do të vazhdojnë në fazën e pri-inkubimit, fazë kjo që do të zhvillohet në qendrën “Colibri Social Innovation Hub”, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

Kjo punëtori ka për qëllim që të zgjojë kreativitetin e këtyre të rinjve dhe i njëjti të shfrytëzohet e shndërrohet në projekte konkrete, që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm, pasi disa nga këto produkte që do të dalin nga kjo punëtori, synojnë edhe tregun e jashtëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme