UBT ndan çmimin “Leadership Excellence Award” për Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan

Prishtinë | 22 Kor 2023 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

UBT nderon përkushtimin e Mclauchlan në promovimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, në prani të shumë profesorëve, stafit dhe studentëve, me vendim të Këshillit Akademik të UBT-së, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ndau çmimin “Leadership Excellence Award”, Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan.

Këtë çmim rektori Hajrizi, i ndau Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan, në mirënjohje të përkushtimit dhe angazhimit të jashtëzakonshëm në promovimin e shtetit të së drejtës, ndërtimit të demokracisë dhe aktivizmit qytetar.

Rektori Hajrizi vlerësoi lartë kontributin e Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlanl në fushën e shkencave politike dhe për promovimin e vlerave demokratike dhe të angazhimit qytetar.

Dr. Judithanne Scourfield McLauchlan është profesoreshë e asociuar e Shkencave Politike dhe Drejtoreshë Themeluese e Qendrës për Përputhshmëri Qytetare në Universitetin e South Florida St. Petersburg, ku mëson lëndë të Qeverisjes Amerikane dhe Ligjit Publik.

Ajo ka punuar një periudhë edhe në Shtëpinë e Bardhë, në kohën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe Hillary Clinton, gjersa ka patur edhe funksione të tjera me rëndësi.

McLauchlan është një kontribuuese aktive në fushën e shkencës. Ajo ka botuar shumë artikuj dhe kapituj librash mbi efektet e përfshirjes së përpjekshmërisë qytetare në kurrikulë dhe ka paraqitur ato gjetje në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme