Eksperti ndërkombëtar i ndërmarrësisë, Tal Catran vjen në UBT

Prishtinë | 06 Mar 2022 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Eksperti ndërkombëtar, Tal Catran është menaxher, mentor, sipërmarrës, ekspert i zhvillimit të biznesit, marketingut, shitjeve dhe investitor, me përvojë të gjerë në marketingun ndërkombëtar, mbledhjen e fondeve dhe menaxhimin ekzekutiv. 

Ai punon drejt filozofisë inovative të ndërmarrësisë për të udhëzuar, ofruar këshilla dhe udhëhequr sipërmarrësit të mendojnë ndryshe, jashtë kornizave, të zhvillojnë idetë e tyre dhe të përpiqen për sukses.

Eksperti Tal Catran po vjen edhe për audiencën kosovare me 7 mars 2022, në ora 12:00 në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, për të ndarë ekspertizën dhe përvojën e tij. 

UBT si ekosistem lider i inovacionit në vend dhe rajon ju ofron të gjithë të interesuarve pjesëmarrje falas.

Ndërkaq me 8 mars eksperti Tal Catran do të jetë në Korça Innovation and Technology Hub.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme