Fillojnë hetimet për ata që dhanë pamjet nga burgu për rastin Dehari (dokument)

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 17:35 | Nga

Avokati i familjes Dehari, në rastin e vdekjes së Astrit Dehari, Tomë Gashi sot ka dorëzuar padinë për publikimin e pamjeve mbrëmë në medie nga ndodhitë brenda burgut dhe korridorit ku ndodhej qelia e Deharit.

E sot menjëherë Prokuroria e Shteti ka filluar hetimin e personave, prej të cilëve kanë rrjedhur pamjet.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Gashi bën të ditur se prokurori i shtetit Besim Kelmendi i ka dhënë përgjigje pozitive për kallëzimin penal që Gashi si përfaqësues ligjor i familjes Dehari paraqiti në prokurori.

“Pas ushtrimit të kallëzimit penal kundër personave përgjegjës për rastin e publikimit në media të video incizimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht”, ka njoftuar Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme