Sonte (e mërkurë) zhvillohet ndeshja e parë ‘El Clasico’ e këtij sezoni, mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Lëvizja ‘Tsunami Democràtic’ ka paralajmëruar protestat e radhës në ditëne ndeshjes.
Mediet në Spanjë raportojnë se një numër i madh njerëzish janë mbledhur para hotelit ku po qëndrojnë skuadrat e Barcelonës dhe Real Madridit.
Protestuesit kanë bllokuar rrugët që dërgojnë skuadrat në stadiumin ‘Camp Nou’.
Numër i madh protestuesish janë mbledhur edhe në ‘Camp Nou’./