Duke filluar nga dita e hënë, 21 tetor, rruga “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.
Në lagjen “Pejton” po fillojnë punimet për implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në kërtë lagje.
Komuna e Prishtinës lutë banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet.
“Falenderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet më tej në njoftim.