Komuna e Prishtinës ka filluar punimet në Parkun “Heroinat” në mbështetje të Bankës Pro Credit.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ndjehet i lumtur për fillimin e këtij parku, edhe pse sipas tij, është dashtë që këtë projekt ta përfundojë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, e cila e ka filluar, raporton Ekonomia Online.
“Gjithë vlera e investimit do të jetë 40 000 euro. Komuna merr përsipër që ta kemi ndriçimin vertikal dhe po ashtu shportat ndërsa pjesën tjetër që ka të bëj me mbjelljen e drunjve përfundimet e disa prej shtigjeve të kalimit dhe ka edhe banka në të cilën do të ulën qytetarë. Zbatimi i projektit do të zgjatë 30 ditë”, tha Ahmeti.
Drejtori ekzekutiv i Pro Credit Bank, Ilir Aliu, tha se ky është investim i radhës që Banka Pro Credit e bën në zgjerimin e hapësirave gjelbëruese në Prishtinë, në Prishtinë është parku i dytë.
“Ky do të jetë një prej projekteve të cilat ne në vazhdimësi do të kemi të tilla si bankë në mbrojtje të mjedisit dhe është pjesë e politikës sonë afariste në hapësirat e reja gjelbëruese, në hapësirat e emetimit të CO2-shit”, u shpreh ai.