Nxënësit e shkollave fillore vendosin lule në parkun “Heroinat” për viktimat e Luftës së Dytë Botërore

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 14:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënës të shkollave fillore të Prishtinës kanë vendosur lule në parkun “Heroinat” për shënim të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Emine Leci, mësimdhënëse në shkollën fillore “Faik Konica”, tha se ky aktivitet po mbahet me qëllim të sensibilizimit të nxënësve, të cilët duhet t’i kujtojnë gjithmonë viktimat e luftës dhe ta dinë rëndësinë e paqes, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi ardhë këtu së bashku me nxënësit e klasëve të katërta të shkollës “Faik Konica”. Kemi ardhë që t’i kujtojmë viktimat e luftës dhe po ashtu në shenjë sensibilizimi për përfundimin e Luftës së Parë Botërore e cila ka pasur mjaft pasoja të rënda dhe kemi ardhë ta shënojmë si ditë mjaft të rëndësishme përfundimin e luftës dhe viktimave gjatë asaj kohe”, tha Leci.

“Me këtë synojmë që fëmijët që nga tani të vetëdijesohen për rëndësinë e paqes që ka në vendin tonë”, tha ajo.

Noar Krasniqi, nxënës i shkollës fillore “Naim Frashëri”, tha se duhet përkujtuar të gjithë ata që kanë luftuar dhe kanë rënë për lirinë e një vendi. Ai tha se viktimat e luftës janë njerëz të shenjtë, raporton EO.

“Ne këtu kemi ardhë të mësojmë për të kaluarën tonë, i përgëzojmë ata që kanë derdhur gjak për ne që kanë shpëtuar Kosovën dhe gjithë atyre që kanë ndihmuar për të shpëtuar nga lufta. Shpresojmë që t’i përkujtojmë gjithmonë këta dhe t’i mbajmë mend si njerëz të shenjtë”, tha Krasniqi.

“Sot përkujtojmë mbarimin e Luftës së Parë Botërore, e cila ka qenë një luftë që nuk ka fituar askush”, tha ai.

Lira Gjakova, nxënëse e shkollës fillore “Naim Frashëri”, tha se nuk duhet harruar asnjëherë njerëzit që kanë derdhur gjak gjatë luftërave.

“Dua të gjithë të kujtojnë këtë ditë, sepse disa njerëz kanë derdhur gjak dhe të mos harrojmë ata që kanë derdhur gjak për ne”, tha Gjakova.

“Ngjyra e kuqe e luleve simbolizon gjakun që është derdhur për Luftën e Parë Botërore”, tha nxënësja Klea Pruthi.

Të ngjashme