Vuçiq: Do të luftojmë që t’i gjejmë të zhdukurit

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Ne do të luftojmë për të gjetur të gjithë personat e zhdukur, dhe ata nuk janë zhdukur për aq kohë sa i përmendim ata.

Kështu tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë një vizite në Shoqatën e Familjeve të Rrëmbyer dhe të vrarë në Kosovë.

Ai tha sot se ishte i gatshëm të diskutojë një ligj që do të zgjidhë në mënyrë sistematike situatën e familjeve të njerëzve të rrëmbyer dhe të vrarë në Kosovë, por theksoi se zgjidhja duhet të vendoset në një bazë racionale dhe pa u “fshehur pas atdhetarizmit”.

Gjatë kësaj vizite, Vuçiq tha se duhet të jetë e qartë se kur bëhet fjalë për këtë lloj ligji, në të vërtetë bëhet fjalë për alokime më të mëdha buxhetore, transmeton Klan Kosova .

Të ngjashme