Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), ka njoftuar se nga sot ka filluar aplikimi për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në faqen e QKRMT në Facebook thuhet se nga sot ka filluar zyrtarisht aplikimi për njohjen dhe verifikimin e smTtatusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Stafi i QKRMT-së ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij procesi. QKRMT uron për një proces të mbarë”, thuhet në këtë njoftim.