Gashi nënshkruan Statutin e Muzeut, premton ligji të veçantë në vitin 2019 për këtë institucion

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 10:52 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një ceremoni solemne, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi së bashku me drejtuesit e Muzeut të Kosovës kanë nënshkruar Statutin e Muzeut.

Ky statut parasheh që Muzeu i Kosovës të i marrë kompetencat për rregullimin e fondit të tyre, raporton Ekonomia Online.

Gashi lidhur me nënshkrimin e këtij statuti shprehi rëndësinë e tij si dhe tha se kjo po ndodh si shkak i angazhimeve disa mujore mes MKRS-së dhe Muzeut të Kosovës.

“Jo rastësisht sot jemi këtu bashkërisht që së ashku ta kurorëzojmë edhe një sukses të përbashkët të arritur gjatë një angazhimi disa mujor me muzeun e Kosovës”, tha Gashi.

Sipas Gashit, ky statut i nënshkruar në vete përbën dy objektiva themelore.

“Rëndësia e këtij statuti i ka dy objektiva themelore. Pas 40 vitesh prej kur është nënshkruar akti i fundit dhe pas 20 vitesh paslufte. Ky statut e mundëson për herë të parë digjitalizimin dhe evitimin e fondit të muzeut të Kosovës”.

Ministri Gashi i dha edhe një zotim muzeut të Kosovës për vitin 2019.

“Zotohem se në vitin e ardhshëm do ta vendosim në Kuvend ligjin për Muze të Kosovës. Në emër tim si ministër shpreh falënderim të grupit punues të këtij dokumenti. Urime muzeut statutin por edhe të gjitha institucioneve të Kosovës”.

Vjosa Aliu, ushtruese e detyrës së drejtores së Muzeut, tha se ky statut është një akt ligjor i cili do ta rifunksinalizojë aktivitetin e muzeut të Kosovës, raporton EO.

“Statuti që nënshkruhet nga ministri Kujtim Gashi hartuar nga Këshilli i Muzeut të Kosovës është një akt ligjor që do rifunkisonalizojë aktivitetin e Muzeut të Kosovës. Duke qenë se sot është një ditë e veçantë për muzeun e Kosovës sepse nënshkruhet një akt i lartë”.

“Përkundër sfidave nga ndërtimi i muzeut ai ka qenë një na institucionet që ka qenë gjithmonë i hapur për publikun. Kthimi i hyjneshës në fron në vitin 2002, kampi arkeologjik në vitin 2004, hapja e Muzeut Etnologjik në vitin 2006 janë disa nga aktivitetet që Muzeun e Kosovës e kanë mbajtur të hapur për të gjithë”, tha Aliu.

Të ngjashme