Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën dëshmon hendekun ndërmjet premtimeve të Qeverisë për integrim evropian dhe rezultateve konkrete.
Kështu është shprehur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Sipas deputetës së PDK-së, Raporti evidenton edhe akuza dhe gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve e mediave nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë vetë kryeministrin Kurti.
Reagimi i plotë:
KURTI PREMTON EVROPËN, RAPORTI EVIDENTON STAGNIMIN!
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën dëshmon hendekun ndërmjet premtimeve të Qeverisë për integrim evropian dhe rezultateve konkrete.
Pa përparim në funksionimin e gjyqësorit, kontrollin financiar, mjedisin, bujqësinë dhe transformimin digjital. Rezultate më të dobëta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe reforma të ngecura në shëndetësi.
Raporti evidenton edhe akuza dhe gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve e mediave nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë vetë kryeministrin Kurti. Liria e medias është standard evropian dhe detyrim demokratik. Pushteti duhet t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, jo t’i diskreditojë ata.
Rekomandimet përsëriten, përgjegjësia mungon dhe qytetarët paguajnë çmimin.
Kosova e ka vendin në Evropë. Por çdo vit i humbur nga kjo qeverisje është një tjetër mundësi e humbur për t’u afruar me Bashkimin Evropian.