Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prishtinës dhe në një tjetër në komunën e Vitisë.
Vendimet për ndalimin e punimeve janë marrë pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).
“Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftim..
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.