Ne kuadër të projekteve nga lista e investimeve kapitale për vitin 2018, ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Gllobar të Komunës së Drenasit.
Sipas një njoftimi nga komuna, në këtë projekt do të përfshihen gjithsej 11 segmente, përkatësisht të gjitha lagjet e fshatit Gllobar.
Të enjten ka filluar asfaltimi i segmentit të parë që lidh lagjen Morina në drejtim të Pishave të Kamenicës, ndërsa ditëve në vazhdim, sipas njoftimit, do të asfaltohen segmentet tjera në lagje.