Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pas dëgjimit të dëshmitarit të dhjetë, dëshminë e filloi dëshmitari i njëmbëdhjetë me kodtin 03811.
Dëshmitarin e 11-të filloi ta marrë në pyetje prokurori James Pace, duke i rikujtuar dhe duke kërkuar nga ai që të pohonte deklaratën që kishe dhënë të UNMIK në vitit 2003 dhe pranë ZPS-së, në vitin 2022, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Dëshmitari konfirmoi këto dy deklarata, duke shtuar se janë nënshkrimet e tij nëpër këto deklarata dhe se është i hapur prapë të përgjigjet dhe të japë gjithë dëshminë e tij për atë që di për ngjarjet gjatë vitit 1998 deri më 1999.
Më pas, seanca përfundoi dhe pritet të vazhdojë nesër (20 qershor), me dëgjimin e dëshmitarit me kodin 03811.
Paraprakisht, gjatë seancës gjykatësi Smith obligoi Prokurorinë që deri të premten t’ua dorëzojë të gjitha palëve përfshirë edhe trupit gjykues listën me 12 dëshmitarët, si dhe një listë rezervë prej 5 emrash të dëshmitarëve.
Gjatë seancës gjyqësore, me kërkesën e Prokurorisë janë pranuar që të administrohen si prova materiale raportet mjekësore të dëshmitarit, procesverbali i takimit të dëshmitarit me zyrën e ZPS-së ditën e premte, si dhe vendimi i shtabit të UÇK-së në Llap për lirimin e dëshmitarit.