Fillon diskutimi për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 09:02 | Nga

Propozim-ligji i ri për gjuhët sot është në lexim të parë para Komisionit për çështje evropiane në. Propozim-ligji është me flamur evropian, që do të thotë se sillet me procedurë të shkurtë dhe pa diskutim amendamentesh.

Me këtë propozim-ligj parashihet që në gjitha organet e shtetit, organet qendrore, ndërmarrje publike, agjenci, drejtori, organizata, komisione, persona juridik të cilët kryejnë funksione publike, gazetën zyrtare, që përkrah gjuhës maqedonase të jetë edhe gjuha shqipe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për realizimet e qëllimeve të këtij ligji, është themeluar Agjencia për zbatimin e gjuhës, e cila është kompetente për standardizimin dhe përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve. Përveç kësaj parashiet edhe formimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve nën përbërje të Ministrisë së Drejtësisë.

Në propozim-ligj parashihet gjobë prej 4 mijë deri 5 mijë euro për organet dhe institucionet tjera që nuk e respektojnë këtë ligj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme