“Java Evropiane e Start-upeve” apo “Start-upEuropeWeek (SEW)” është ngjarje që organizohet nga Komisioni Evropian dhe Star-up Europe, që ka për qëllim promovimin e ndërmarrësisë dhe resurseve vendore për personat të cilët synojnë të realizojnë një ide të re biznesi. Kjo iniciativë është po ashtu pjesë e një iniciative më të zgjeruar Evropiane nga Komisioni Evropian për promovimin e ndërmarrësisë përgjatë 28 shteteve evropiane.
Këtë vit, Innovation Center Kosovo – ICK është nikoqir i edicionit të tretë të Start-upEuropeWeek (SEW) Kosova. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka mbështetur financiarisht Start-up EuropeWeek (SEW)” së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë.
Kjo ngjarje me shumë aktivitete, pritet të mbledhë më shumë se 1000 pjesëmarrës dhe është cilëuar si shumë e suksesshme në dy edicionet e para.
Gjatë 11-15 marsit 2019, disa nga aktivitetet e kësaj jave janë: Start-upBootcamp, Mëngjes dhe rrjetëzim, FuckupNights, RockstarAnswers Prishtina, Aktivitete dhe kampanja në dy shkolla të mesme teknike, aktivitete të tjera sensibilizuese dhe vetëdijësuese, kampanja në rrjetet online dhe mediat sociale.
Për më tepër, kjo javë përkon me Thirrjen Publike të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për financimin e bizneseve të reja Star-up.