Ka nisur edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në fron” 2012.
Lorenta Kadriu, koordinatore e festivalit, tha se qëllimi i festivalit është ta promovojë Kosovën në fushën e kinematografisë, raporton Ekonomia Online.
“Ka për qellim që ta bëjë më të famshëm vendin, gjithashtu t’i motivojë e përkrah të rinjtë. Kemi laramani filmash nga vende të ndryshme si ShBA, Angli, Kroaci e vende të tjera. Të gjitha ditët e festivalit do të mbahen këtu, përveç datës 25, që do të mbahet të Kino Armata”, tha ajo.
Më poshtë, gjeni programin e filmave të shkurtër për ditën e sotme:
“Icon”, ShBA; “Just words”, Rusi; “Fahroozan”, Iran; “Cold Feet”, Japoni; “Maniera Greca”, Greqi.
Filmat dokumentarë (18:00): “Plague”, Esp; “Los Mambsies”, ShBA.
Filmi artistik (20:00): “Haldaa”, Bgd
Ky festival do të zgjasë deri më 27 gusht