Punëtorët e sistemit shëndetësor që nga ora 7:00, kanë hyrë në grevë 24 orëshe për të kërkuar ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknik të këtij sektori.
Kryetari i sindikatës së Punëtorëve shëndetësisë, Xhemail Selmani ka thënë se kanë vendos që me një grevë 24 orësheve në vendin e punës.Ai tha se kjo grevë ka ardhur për shkak të vonesës së ligjit mbi paga dhe garantimin e rritjes së pagave në sektorin shëndetësor.
Sipas disponimit që ne kemi parë, ligji mbi pagat nuk do të miratohet as në vitin e ardhshëm, nuk ka interes të shtyhet ky ligj përpara.Ai ka kërkuar rritje të pagave edhe punëtorët teknik, derisa ka paralajmëruar se do të ketë mundësi të ketë edhe masa radikale.