Ndërsa shumica e Evropës Perëndimore është përpjekur të përmbajë pandeminë e Coronavirusit, Gjermania është parë se po e lufton shpërthimin relativisht pa probleme, me testime të gjera e në masë dhe gjurmime të kontakteve që kanë ndihmuar në kufizimin e shkallës së vdekshmërisë së saj shumë më të ulët se sa homologët e saj evropianë.
Prandaj, ndoshta kjo është koha që Gjermania të ndiqet edhe si shembull i heqjes së masave të bllokimit dhe izolimit, përcjell Telegrafi.
Në fillim të javës, Gjermania filloi të heqë me shpejtësi kufizimet e saj për shitësit me pakicë me dyqane më pak se 800 metra katrorë, të cilët gjithashtu janë lejuar të rihapen, për sa kohë që higjena dhe masat e distancimit social respektohem me përpikmëri.
Tregtarët më të mëdhenj të makinave, dyqanet e biçikletave dhe dyqanet e librave gjithashtu janë lejuar të hapin dyert e tyre. Industria e automjeteve me ndikimin më të madh në ekonominë e vendit ka lobuar fort për të lehtësuar masat e bllokimit dhe duke filluar nga e hëna, një ndër prodhuesit më të mëdhenj Volkswagen gjithashtu rifilloi prodhimin. Ai do të ndiqen javën e ardhshme edhe nga të tjera fabrika.
Shkollat do të rihapen më 4 maj, me përparësi për studentët kanë provime, por mbledhjet e mëdha e masive ndalohen deri më 31 gusht.
Megjithatë dhe restorantet, kinematë dhe dyqanet e mëdha të shitjes me pakicë mbeten të mbyllura tani për tani, duke u marrë në kosideratë të çelin dyert së afërmi.