Komisioni Hetimor Parlamentar i krijuar për të ndriçuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosovë, ka filluar intervistimin e familjarëve të të deportuarve.
Njëri nga familjarët, gjatë intervistmit të tij, ka kërkuar mediat mos të jenë të pranishme gjatë raportimit të tij në këtë komision, me arsyetimin për shkak të situatës që gjendet i ati i tij, raporton Ekonomia Online.
Në këtë komision ishte e planifikuar të raportonte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, por ky i fundit nuk gjendet në Kosovë.
Gjatë të mërkurës është intervistuar ish ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Kujtojmë se gjashtë shtetasit turq janë deportuar nga Kosova me datë 29 mars 2018.