Dështon mbledhja e komisionit për lejet e hidrocentraleve, shkak mungesa e deputetëve

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 12:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, shkak mungesa e kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Në plan të ditës ishte intervistimi i drejtorit të Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Gani Berisha, si dhe kryetari Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, tha se shumë shpesh po ndodh që mos të ketë kuorum në mbledhje.

“Kjo po ndodh shpesh për shkak të agjendës dhe ne pritëm me u kriju kuorumi me idenë që me e mbajt takimin. Meqenëse nuk kemi kuorum unë do ju detyroj që tu ju liroj sot”, tha Hoxha.

Ndërsa, deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu ka qenë interesuar të dijë se a do të mbahet edhe intervistimi i kryetarit të Deçanit më ora 14:00, për shkak se ajo ka thënë se kanë edhe obligime të tjera.

Deputetët e VV-së nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e komisionit, si dhe intervistimi i kryetarit të Deçanit qe ishte paraparë për në orë 14:00 nuk do të mbahet sot.

Të ngjashme