Është hapur “Java e Krenarisë” e cila synon të adresojë çështje të gjendjes aktuale të personave LGBT në shoqërinë kosovare, raporton Ekonomia Online.
Në hapje të kësaj jave të pranishëm ishin Ambasadori amerikan Philip Kosnet, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, avokati i popullit Hilmi Jashari dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme të këtij komuniteti.
Presidenti i vendit tha para të pranishmëve se do të jetë gardian i garantimit të të drejtave të njeriut, dhe të drejtave të komunitetit LGBT.
“Beteja për respektimin e të drejtave individuale ende nuk ka përfunduar, komuniteti LGBT ka shumë arsye për të luftuar për drejtësi dhe barazi për të drejtat e njeriut. Kam ecur bashk me ju para disa vitesh ishte vetëm një grup i vogël, vitin e kaluar ecja kishte numër më të madh kurse këtë javë ka 1 javë aktivitete. Kemi dallime të shumta dhe debate por këto debate nuk guxojnë të cenojnë asknd, ju falënderoj që keni dëshmuar që jeni luftëtarë të ri të kushtetutës dhe lirive, mua do të më keni partner në rrugëtimin e juaja”, tha ai.
Hilmi Jashari, Avokat i Popullit tha se Kosova ka rezultat pozitiv sa i përket respektimit të të drejtave të këtij komuniteti, por që ende ka sfida.
“Kemi para vetës edhe sfida, sfodat janë të natyrës krejt tjetër. Institucioni i avokatit të popullit do të mbetet gardian i të drejtave të njeriu e sidomos të drejtave të komunitetit LGBT”, tha ai.
Liridon Veliu nga organizatat LGBT, tha se në Kosovë ka zhvillime pozitive sa i përket këtij komuniteti, por edhe sfida.
“Motoja e kësaj jave është “për kon të rreh zemra” për vite kemi punuar për të avancuar të drejtat e komunitetit LGBT- të garantuara ka pasur shumë zhvillime pozitive por edhe sfida”, tha ai.