Fillon kampionati ekipor për ligën e parë në Ping Pong

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 15:32 | Nga

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së dytë të kampionatit ekipor të Kosovës për junior si dhe java e parë për Ligën e parë të meshkujve. Garat do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, me 11 dhe 12 mars 2017 duke filluar nga ora 10 00 në Prishtinë.

Në ligën e juniorëve këtë javë do te kemi shumë ndeshje interesante, punë më të vështirë do të kenë djelmoshat nga Theranda të cilët konsiderohen një ndër favoritët për titullin e kampionati të juniorëve ata gjatë kësaj jave do të kenë përballje me dy pretendentët tjerë, cili ekip do të bëjë diferencën në pikë do të shohim në ndeshjet: Theranda I (J) vs Lidhja e Prizreni (J), Theranda I (J) vs  Hasan Prishtina (j).

Të dielën në kalendarë është paraparë fillimi i ligës së parë të meshkujve, ku favoritit absolut konisderohet Elting Kosova, ndërsa gara do jetë shumë e barabartë mes klubeve tjera për vendin e dytë që i kualifikon për në Superligë.

Në këtë javë si ndeshje interesante konsiderohet ndeshja ndërmjet Vllaznimit nga Gjakova dhe Maestros, klubit të ri nga Peja, ndeshje derbi konisderohet ndeshja Theranda dhe Mushtishti, si dhe ndeshja Vitia vs Theranda.

Për ma shume ju lutem gjeni të bashkangjitur orarin e të gjitha ndeshjeve që do të zhvillohen në këtë fundjavë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme