Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare ballkanike të BE-së, të shteteve kandidate për anëtarësim, si dhe vendet e Katërshes së Vishegradit, janë ulur në tryezën e përbashkët në konferencën për ardhmërinë e Evropës, që paradite filloi në vendin Sunio, në afërsi të Athinës.
Në konferencë merr pjesë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, para fillimit zyrtar, në takimin e ministrave të punëve të jashtme, nikoqiri, shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias tha se është jashtëzakonisht i kënaqur që marrin pjesë përfaqësues të 15 vendeve.
“Morëm vendim që me grupin e vendeve të Vishegradit dhe katër anëtarëve që jemi grupi nga Ballkani në BE, të mbajmë takim për ardhmërinë e Evropës, ashtu që shtetet më të vogla dhe të mesme të mund të kenë ndikim në diskutim. Bisedën në Budapest e filluam sipas propozimit tim dhe sot vazhdojmë në Sunio”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë.
Në fjalimin e tij në fillim të konferencës, Nikos Koxias, foli për ardhmërinë e Evropës dhe cilat janë çështjet për të cilat duhet të gjendet përgjigje në lidhje me atë se çfarë BE dëshirojnë vendet anëtare.
Shefi i diplomacisë greke i përmendi zgjerimin, problemin e refugjatëve dhe të emigrantëve, sistemin mbrojtës të BE-së, përforcimin e Unionit si pjesë e temave për të cilat duhet të bisedohet.
Në margjinat e konferencës, pritet që ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonia, Nikolla Dimitrov të mbajë shumë takime bilaterale.
Në konferencën për ardhmërinë e Evropës në Sunio, përveç Maqedonisë dhe nikoqirit të Greqisë, marrin pjesë edhe ministrat nga Sllovakia, Hungaria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Çekia dhe Kosova.