Fillon Kongresi i 8-të i SBAShK-ut, s’përjashtohet vendimi për grevë të përgjithshme

Prishtinë | 02 Pri 2022 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka filluar Kongresin e 8-të, ku priten të zgjidhen struktura të larta të kësaj sindikate, raporton Ekonomia Online.

Në këtë Kongres, delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në hapjen solemne të Kongresit, nderoi të gjithë mësimdhënësit që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Jasharaj tha se nën drejtimin e tij, Jasharaj është bërë kalimi i ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

“Fitorja më e madhe e këtyre katër viteve ishte arritja e ligjit për vitet e ‘90-ta duke i dalë borxh viteve më të ndritura të arsimit shqip, duke ju dalë borxh kolegëve të cilët me sakrifica e vuajtje i dolën përballë furtunave të pushtuesit duke u bërë roje të dritës kundër errësirës, dhe ne arritëm të gjithë bashkë që të kemi një ligj për ta, dhe t‘ju themi në mënyrë modeste, faleminderit”, tha ai.

Jasharaj ka thënë që përkundër sakrificave do të vazhdojnë të kenë bashkëpunime me miq ndërkombëtarë e po ashtu ka ftuar edhe qeverinë për reflektim në mënyrë që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë e pagën.

“Ju premtojmë se edhe ne të ardhmen SBASHK-u edhe përkundër sakrificave do të vazhdojë bashkëpunimin me miq ndërkombëtarë, me Unionin e Sindikatave të Evropës, me internacionalet botërore, dhe do t’ia dalim bashkë, edhe pse arsimi në Kosovë është para sfidave por uroj që edhe ne edhe MASHTI, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të reflektojë në mënyrë që të mos shkojnë në gjerat që nuk i duam as ne, as populli i Kosovës”, tha ai.

Drejtoresha e Unitetit Evropian të Sindikatave për arsim Susan Flocken, që ishte mes shuëm të ftuarve të huaj në këtë kongres, tha se përmes këtij kongresi do të përçojnë edhe një mesazh solidariteti për kolegët në Ukrainë, të cilët po vuajnë nga agresioni rus.

“Janë 11 milionë mësues, përgjatë Evropës që e përshëndesin kongresin e juaj sot. Kohët nuk kanë qenë të lehta, dhe vërtete është një nevojë shumë e madhe për solidaritet, dhe jam shumë e sigurt që se bashku me ju, si mesazh i solidaritetit, ajo çka do të dalë nga ky kongres nga ana juaj, te kolegët tanë në Ukrainë të cilët po vuajnë terrorin e luftës, ku shumë fëmijë dhe shumë nëna janë duke ikur, dhe po ashtu të moshuarit nga lufta ose nga krimet duke kërkuar strehim në vendet e tjera”, tha ajo.

Të ngjashme